Veseli: Rinia është pasuria më e madhe e vendit por ata po largohen sepse këtu nuk gjejnë mundësi e hapësirë

Veseli: Rinia është pasuria më e madhe e vendit por ata po largohen sepse këtu nuk gjejnë mundësi e hapësirë

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, ka thënë se rinia është pasuria më e madhe e vendit tonë. Ai ka shkruar se energjia pozitive dhe entuziazmi i të rinjve të Mitrovicës që i janë bashkuar misionit për ta luftuar korrupsionin, i japin besim se këtë luftë do ta fitojnë me sukses. “Rinia është pasuria më e madhe e vendit tonë, prandaj unë alarmohem kur shoh që shumë të rinj po largohen, sepse këtu nuk gjejnë mundësi e hapësirë. Unë jam i bindur që transformimet e mëdha shoqërore mund të bëhen vetëm duke i angazhuar të rinjtë, prandaj ndryshe nga liderët e tjerë, unë u kam dhënë atyre rolin që meritojnë brenda partisë dhe në qeverisje. Energjia pozitive dhe entuziazmi i të rinjve të Mitrovicës që i janë bashkuar misionit tim për ta luftuar korrupsionin, më japin besim se këtë luftë do ta fitojmë me sukses. Vetëm duke luftuar korrupsionin dhe nepotizmin do të mund t’i çliriojmë potencialet e mëdha zhvillimore dhe të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …