Vetëm 15 mijë e 532 qytetarë kanë aplikuar nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

Vetëm 15 mijë e 532 qytetarë kanë aplikuar nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

Kanë mbetur edhe 9 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë. E për të votuar për këto zgjedhje kanë aplikuar vetëm 15 mijë e 532 qytetarë dukshëm më pak se në zgjedhjet nacionale të cilat u mbajtën vitin e kaluar. Zëdhënësi për media i KQZ-së, Valmir Elezi, në një prononcim tha se mërgimtarët të cilët kanë aplikuar për të votuar kanë afat vetëm deri me 15 tetor për t’i dërguar fletëvotimet në KQZ. “Mund të ju konfirmoj se deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes shërbimit votues, ka tërhequr 2,337 pako të supozuara me fletëvotime, pra të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës. Gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, kemi 15 532 qytetarë të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe të cilët mund të votojnë përmes postës. Fletëvotimet duhet të pranohen nga ana e KQZ-së më së largu deri më 15 tetor”, u shpreh Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …