Policisa

Vetëm gjatë 12 orëve të fundit janë shqiptuar 648 gjoba dhe 74 vërejtje për mosrespektim të masave anti kovid

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovë, Rashit Qalaj ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë shqiptuar qindra gjoba dhe vërejtje për mosrespektim të masave që ka ndërmarr Qeveria kundër pandemisë së shkaktuar nga virusi korona. Ai ka saktësuar se me datën 05.09.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 648 gjoba sipas Ligjit te ri anti-COVID dhe janë dhënë 74 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 është duke vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e Vendimit të Qeverisë. Ai ka njoftuar gjithashtu se edhe me datën 04.09.2020 nga ora 07:00-19:00 nga policia janë shqiptuar 610 gjoba sipas ligjit të ri anti-COVID dhe janë dhënë 106 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Qalaj ka shtuar më tutje se aksioni për i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e ligjit dhe zbatimin e vendimeve të Qeverisë do të vazhdoj edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …