leoni

Aida Dërguti

Vetëm një demarkacion i drejtë mundëson liberalizim të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti, e ka vlerësuar të paefektshme hartimin një deklarate nga Kuvendi për çështjen e liberalizimit të vizave. Ajo ka thënë për mediet se një deklaratë e tillë e Kuvendit të Kosovës nuk e ka ndikimin e duhur për t’ia ndryshuar mendjen Bashkimit Evropian. “Ne e kemi konsideruar këtë kriter që nga fillimi të padrejtë dhe e mirëpresim heqjen e këtij kriteri. Mendojmë se Qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë për këtë. Ne mendojmë se do të duhej të ndodhte kjo, siç e lëmë të nënkuptohet edhe në pesë pikat e propozuara nga Visar Ymeri. Me gjasë do të ketë një takim të ri të Komisionit për Punë të Jashtme. Aty do të marrë pjesë një përfaqësues yni dhe do ta japim vlerësimin, vërejtjet dhe sugjerimet tona për deklaratë. Vetëm një demarkacion i drejtë mundëson liberalizim të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Qeveria e Spanjës miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Kishës Katolike

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. …