leoni

Veteranët kundër kërkesave të FMN-së për zvogëlim të pensionit

Veteranët kundër kërkesave të FMN-së për zvogëlim të pensionit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë me çdo mjet zvogëlimin e pensionit të tyre. Rreth 21 mijë veteranëve, me 25 prill mund t’u zvogëlohet pensioni, meqë kjo është kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ekspertët e këtij Fondi kanë kërkuar që të mos shpenzohet në fusha jo-emergjente, meqë kjo rrezikon të lë anash shëndetësinë, edukimin dhe projektet e tjera kapitale që nxisin rritjen ekonomike. Smajl Elezaj, kryetar i veteranëve të UÇK-së, ka thënë se nuk mund të zvogëlohen pensionet për veteranët, pasi për një gjë të tillë mund të vendos vetëm Kuvendi. “Vendimet për ulje duhet të merren në Kuvendin e Kosovës, aty duhet të votohet nga deputetët. Qeveria nuk mund të bëjë ulje më shumë, sepse kështu është miratuar dhe nuk mund të bijnë nën shifrën minimale. Më ligj thuhet se veterani luftëtar duhet të marrë pensionin jo më të vogël se paga minimale në vend”, ka thënë Elezaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …