veteranet

Veteranët protestuan për vonesat në pensionet e veteranëve dhe kundër zbritje së shumës mujore

Veteranët e UÇK-së, të cilët sot kanë protestuar në Prishtinë, gjatë protestës ia kanë mësyrë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për të kërkuar llogari nga ministri Arban Abrashi lidhur  me vonesat në pensionet e veteranëve dhe për atë nëse do të zvogëlohen ose jo pensionet pas kërkesës së FMN-së për të gjetur një zgjidhje pasi që nuk la buxhet për të mbuluar shumën prej 45 milionë eurove që nevojiten për të mbuluar këtë skemë të pensioneve. Protestuesit janë penguar fillimisht të hyjnë në objektin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, por një komision prej 5 vetash kanë hyrë brenda në ministri në tentim për të marrë një përgjigje nga ministri Abrashi. Qeveria ka vetëm 25 milionë euro në dispozicion për këtë kategori ndërsa numri i aplikuesve për këtë pension është 21 mijë. FMN ka referuar zbritjen e pensioneve dhe ka kërkuar edhe involvimin e Presidentit në këtë çështje, ndërsa për të gjetur një zgjidhje në FMN, Washington, kanë shkuar kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Avdullahu Hoti, ministri i Ministrisë së Financave. Arsyeja tjetër e protestës është edhe mos nxjerrja e udhëzimit administrativ i cili do të hap rrugën e aplikimit të invalidëve të cilët deri më tani për arsye të ndryshme nuk kanë marrë këtë pension.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …