LDK-LVV

Vetëvendosja dhe LDK-ja nuk e lejojnë ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit, pavarësisht insistimit të ish-koalicionit qeveritar

Qeveria në largim këmbëngulë që autostrada e Dukagjinit të ndërtohet, por LDK-ja e Vetëvendosja  thonë se ky projekt do të stopohet, pasi qyteteve të Dukagjinit nuk iu nevojitet një autostradë e tipit të mbyllur. Madje, thonë se ky projekt edhe do të hetohet. Edhe pse Qeveria në largim ka shpenzuar mbi 1 milion euro për fizibilitetin e projektit të autostradës së Dukagjinit, dy partitë që pritet ta formojnë Qeverinë e re, kanë qëndrim të prerë për ta ndaluar së realizuari këtë projekt infrastrukturor. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka paraparë edhe 50 milionë euro për vitin 2020 për këtë autostradë që lidhë komunat Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, në gjatësi mbi 90 kilometra. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se qeveria  e ardhshme mund ta stagnojë ose ta vonojë projektin e autostradës së Dukagjinit, por ky projekt është i pashmangshëm. Kurse, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti këto që do pritet ta formojnë qeverinë e re, janë deklaruar se nuk do të lejojnë ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore

Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte  zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …