Vetëvendosja

Vetëvendosja ka kundërshtuar kualifikimin “terrorist” për gjashtë aktivistët e arrestuar nga Policia

Në një reagim publik të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me arrestimin e 6 aktivistëve thuhet: “Policia tashmë krejtësisht e diskredituar e Kosovës, aktivistët e arrestuar po i cilëson si terroristë. Ky institucion nuk i ka quajtur kështu, asnjëherë as strukturat paralele të Serbisë në Kosovë. Madje, nuk ka guxim t’i quajë kështu, as vrasësit e Enver Zymberit. Kjo polici e cila në konferencën për shtyp nuk ofroi asnjë argument për veprat të cilat i ka akuzuar dhe arrestuar aktivistët, angazhoi kundër tyre njësitet dhe drejtorinë anti-terror. Është hera e dytë që këto njësite anti-terror angazhohen kundër opozitës. Derisa krimi e korrupsioni po lulëzojnë në Kosovë, territori falet e Serbia mund të kthehet, institucionet e kapura të pushtetit po e trajtojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! si problem të Kosovës dhe nuk po ndalen së luftuari atë. Ne i bëjmë thirrje policisë që të mos flasë me gjuhën e pushtetit dhe sqarojmë se monopolin për fjalën ‘terrorizëm’ nuk e ka ky pushtet dhe nuk mund ta përdorë sipas tekeve të tij të padrejta, pa asnjë argument e pa asnjë fakt të vetëm, thuhet mes tjerash në reagimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Nexhmi Lajçi: Populli Shqiptarë kaloi nëpër shumë pranvera të përgjakshme për të ardhur deri të kjo pranverë ku ne sot në liri

Populli Shqiptarë kaloi nëpër shumë pranvera të përgjakshme për të ardhur deri të kjo pranverë …