Vetëvendosje

Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit

Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit, Në njoftimin e Vetëvendosjes, thuhet se anëtarët që janë të interesuar për të kandiduar duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 4 dhjetor 2024 deri më 8 dhjetor 2024. Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje, përkitazi me kriteret e përcaktuara statusore, duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues,  thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj; kryeministri Kurti, është ligavec, mashtrues, argat i Rusisë dhe i Serbisë, mercenar, i pafytyrë dhe shef i hajnave

Në hapjen zyrtare të fushatës së Koalicionit për Kosovën Fituese, i cili është mbajtur në …