Vetëvendosje

Vetëvendosja: Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK-ja nuk ka te ndalur me shpifje dhe akuza

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK nuk ka te ndalur me shpifje dhe akuza të pabaza ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ata vazhduan edhe sot, me strategjinë e njëjtë të tyre të nëntokës, të akuzojnë e të etiketojnë njerëz, me qëllim që ta dëmtojnë qeverinë e VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë. Mirëpo, qytetarët e Prishtinës janë ata që e kanë bërë dhe e kanë përjetuar vetë ndryshimin. Për këtë arsye, besimi në VETËVENDOSJE! është rritur dhe po rritet vazhdimisht. Rezultatet e arritura në Komunën e Prishtinës janë vërejtur në të gjithë Kosovë. Prandaj, do të ketë vazhdimësi të kësaj qeverisjeje në Prishtinë, e zgjerim të saj edhe në Komuna të tjera. Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekt në rritje, dhe kjo do të konfirmohet shumë shpejt, në zgjedhjet e ardhshme.

Komuna e Prishtines është shpall nga disa organizata joqeveritare si komuna me transparencën më të lartë dhe me progresin me të madh në qeverisje.  Këtë e ka konstatuar edhe Auditori.  Ndërmarrja Publike Banesore prej një ndërmarrje me borxhe të papaguara ndaj saj është shëndruar ne njē ndërmarrje me profit dhe që realisht do të jetë burim i të hyrave për komunën tonë. Shërbimet po shtohen, rregulli po vendoset përkundër tentimeve të PDKsë për të penguar.  Nuk ka më banesa për asambleistë të PDKsë për të ja u mbyllur gojën, por politika sociale për mbrojtjen e të pambrojturve sikur janë rastet sociale më të rënda që po strehohen.  Nuk ka më familjarë e djem nëpër borde e ndërmarrje publike por mbrotje të punëtorëve si rasti i punëtorëve  të kuzhines nga privatizimi.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …