Vetëvendosje

Vetëvendosja reagoi kundër një deklarate të EULEX-it lidhur me rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese ka reaguar kundër një deklarate të EULEX-it ku është theksuar se  për “rastin Dehari”, beson që hetimet dhe autopsia janë kryer në mënyrë të saktë, profesionale dhe me kujdes, në pajtim me praktikat më të mira evropiane dhe duke i hetuar të gjitha pistat”. Vetëvendosje nuk pajtohet me këtë deklaratë, ndërkohë që ka sjellë fakte lidhur me këtë rast. Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet: “Administrimi i procesit të hetimit, deklaratat publike kundërthënëse të policisë, rrjedhja e të dhënave, kontradiktat shkencore në shkaqet e vdekjes, përgjithësisht angazhimi i hetuesisë në propagandë publike më shumë se sa në hetime serioze, e kanë bërë procesin e hetimit të vdekjes së Astrit Deharit absolutisht të pabesueshëm dhe të dyshimtë. Dhe pikërisht në këtë moment në skenë del EULEX-i për të na bindur se hetimet qenkan kryer sipas standardeve dhe se qenkan të besueshme. Pas të gjitha atyre shkeljeve edhe procedurale, e etike, dhe pas përfshirjes së drejtpërdrejt të njerëzve të lidhur me Klanin Pronto në këto hetime, ato jo që nuk janë kredibile, por më shumë ngritin dyshime për synim të fshehjes së të vërtetës se sa zbardhje të saj.

EULEX-i as nuk është i pavarur e as i paanshëm. Gjatë kohës sa shërbejnë në Kosovë, ka qenë subjekt i skandaleve të shumta dhe dyshimeve të mëdha për intervenime gjyqësore me qëllime politike e deri te skandalet e shumta të korrupsionit. Edhe këto EULEX-i kishte thënë që i kanë hetuar. Dhe nuk kanë gjetur asgjë. Mu sikur në këtë rastin e fundit të monitorimit të hetimeve të prokurorisë për vdekjen e Astritit. Si u bë që EULEX nuk gjeti as shkeljen më të vogël në këtë proces hetimi? Nuk japin kurrfarë shpjegimi për ngarendjen e Sylë Hoxhës për ta cilësuar rastin si vetëvrasje 1 orë pas raportit të autopsisë i cili përkundër kontradiktave të mëdha shkencore, nuk e sjellë një përfundim të tillë. EULEX nuk e shpjegon se pse kemi kaq shumë deklarime zyrtare që e përjashtojnë njëra tjetrën prej policisë e cila tha që vdekja kishte ardhur si rezultat i konsumimit të mbidozuar të medikamenteve, e deri te deklaratat që Astriti ka vdekur rrugës, ose se ai ka pasur puls dhe frymëmarrje normale në momentin kur është gjetur në qeli, që kanë ardhë nga persona të ndryshëm përgjegjës brenda Shërbimit korrektues.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …