Rasti i Astrit Deharit kalon nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Kosovës

Vetëvendosja sërish kundërshton themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit

Në seancën e djeshme, ku Kuvendi i Kosovës po diskutohej  për pikat që nuk janë përfunduar gjatë muajit mars, kryekuvendari, Glauk Konjufca ka pyetur partinë në pushtet, nëse dëshiron t`i jep emrat e deputetëve për këtë komision, Vetëvendosja ka refuzuar sërish një propozim të tillë. Votimi për themelimin e Komisionit hetimor parlamentar mbi përgjegjësitë e ekzekutivit të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin Dehari dhe çdo veprim apo mosveprim i kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti. Konjufca tha se të gjitha grupet parlamentare kanë dhënë propozimet e tyre, përveç Vetëvendosjes e cila nuk ka pranuar t i japë emrat. Me këtë rast sërish është shtyrë kjo pikë e rendit të ditës pikë derisa Lëvizja Vetëvendosje t’i jep emrat dhe kur se paku i kemi edhe partitë opozitare të pranishëm që të votojnë, ka thënë Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …