Vetëvendosje e LDK

Vetëvendosje e LDK takohën sërish sot por kësaj radhe më prezencën e ambasadorëve dhe shefen e Misionit të BE-së

Ajo çfarë po mban peng mosarritjen e koalicionit është pozita e kryekuvendarit e cila mbahet nga Glauk Konjufca. Kur kanë mbetur edhe një javë deri në skadimin e afatit kushtetues për paraqitjen e kabinetit të ri qeveritar përpara Kuvendit të Kosovës nga i mandatuari për kryeministër Albin Kurti, ende nuk ka marrëveshje për koalicion nga Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK. As në takimin e së hënës pasdite mes dy liderëve të kësaj partie nuk është arritur dakordimi, ndërsa sot është paralajmëruar një tjetër takim. Palët janë pajtuar që të zhvillohet një takim bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së. Ofertat e tjera që kanë shkuar në adresë të LDK-së nga Vetëvendosje qoftë për marrjen e një ministrie më tepër, ose edhe shtimin e numrit të përgjithshëm të ministrive, nuk janë marrë parasysh nga partia e Isa Mustafës.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …