Lëvizja Vetëvendosje

Vetëvendosje: Në Gjilan po mirëpritet kandidatura e Kurtit për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media thotë se ka intesifikuar fushatën zgjedhore në të gjitha lagjet e qytetit të Gjilanit dhe fshatrat e kësaj komune. “Kudo po vërehet një mobilizim i përgjithshëm dhe besimi në fitoren e sigurt. Vetëvendosje asnjëherë, e as kësaj radhe nuk bën premtime pa mbulesë sepse qëllim i saj nuk është gënjeshtra dhe demagogjia politike, ashtu siç ka ndodhur përgjatë gjithë këtyre viteve, po thjesht programi  dhe filozofia politike  që sjell drejtësi, shëndetësi, shkollim dhe mirëqenie për të gjithë”, thuhet në njoftimin  e Vetëvendosjes. Sipas kësaj partie, në takimet që u mbajtën në Llashticë dhe Velikincë,  kandidatët për deputetë, Sami Kurteshi, Hydajet Hyseni, Besa Baftiu, Ismajl Kurteshi, Arijeta Rexhepi, Shkurte Aliu dhe Nevzat Isufi, secili në fushën e vet, shpalosën programin e Vetëvendosjes, i cili u mirëprit nga pjesëmarrësit e shumtë. Në këto tubime sipas tyre, po mirëpritet kandidatura e Albin Kurtit për Kryeministër të Kosovës. “Është kandidati më i përgatitur politikisht, më i vendosur dhe më i sinqertë që ka Kosova, ndaj qytetarët e Gjilanit dhe të mbarë Kosovës po i japin mbështetje të fuqishme, gjë e cila do të dëshmohet më 11 qershor me votën e tyre”, thanë veç tjerash kandidatët për deputet të VV në tubimet që u mbajtën në Llashticë dhe Velekincë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …