Zgjedhjet vendore në Shqipëri u përmbyllën pa incidente të mëdha sikur ishte paralajmëruar

Vettingu në Shqipëri fillon zyrtarisht dhe nis me trupën e Gjykatës Kushtetuese

Vettingu fillon zyrtarisht dhe nis me trupën e Gjykatës Kushtetuese. Burimet i thanë Top Channel se në Gjykatën Kushtetuese është hedhur shorti për të përzgjedhur 5 dosje gjykimi të çdo gjyqtari atje. Vettingu nis me kryetarin e kësaj gjykate, Bashkim Dedja, i rizgjedhur pak javë më parë për një mandat të dytë dhe pas tij në sitë kalojnë edhe anëtarët Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Besnik Imeraj dhe Fatos Lulo. Procesi i Vettingut përfshin kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve të lartë, të afërmve të tyre, por edhe lidhjet që ata kanë patur gjatë ushtrimit të detyrës me persona me “background” kriminal. Sipas të njëjtave burime, në total janë përzgjedhur 35 dosje të 7 gjyqtarëve kushtetues, të cilat pas vlerësimit nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë do t’i përcillen me një relacion Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …