V. Orban

Viktor Orban: Kina po fiton, Amerika nuk po humbet, ndërsa Evropa po i vuan sanksionet kundër Rusisë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka dalë kundër sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, duke argumentuar se ato nuk kanë  shërbyer për të zgjidhur diçka në krizën ukrainase. Orban thotë se  edhe në planin strikt ekonomik, sanksionet po dëmtojnë vetëm Europën, duke shndërruar një krizë lokale në mjet presioni strukturor mbi një ndër ekonomitë më të mëdha në botë. Kina po fiton, Amerika nuk po humbet dhe Europa po vuan. Politika europiane qëlloi veten në mushkëri, jo në këmbë dhe tani po asfiksohet për shkak të mungesave të energjisë. Nuk do të ketë gaz në disa vende, ndërkohë që vende të tjera do të kenë, por ai do të jetë shumë shtrenjtë, ka saktësuar Viktor Orban, ndërkohë që autoritetet hungareze kanë marrë masa konkrete për të përballuar situatën e krijuar, duke mbërritur deri te shtimi i prodhimit të qymyrit dhe zgjatja e aktivitetit të impiantit bërthamor të Paks, ndërtuar me teknologji sovjetike dhe funksionon me karburant bërthamor rus.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …