Viola von Cramon

Viola von Cramon: Është shumë e rëndësishme përfshirja e Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se është shumë e rëndësishme përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi. Këtë deklaratë Von Cramon e tha pas vizitës së përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan, Matthew Palmer, në Kosovë e Serbi. “Përfaqësuesi special Palmer filloi të punonte nën administratën e presidentit Trump, por ai shpreson se tash mund ta vazhdojë punën e tij në mënyrën që vërtetë ndihmon bashkëpunimin multikulturor”, thotë Von Cramon. “Akterët evropianë sigurisht e vlerësojnë angazhimin e presidentit amerikan Joe Biden dhe po, rajoni vërtetë ka nevojë për mbështetjen e SHBA-së. Asociacioni i komunave serbe është sigurisht një nga pyetjet, por ka aq shumë se çfarë komuniteti serb do të mund të bënte në këtë proces. Besoj se në dialog ka gjëra tjera urgjente, por shpresoj që qershori të paraqesë një fillim të ri në proces”, shtoi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …