Cramon: Vuçiq po e bën këtë për të larguar vëmendjen nga kriza e brendshme politike

Viola von Cramon: Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, vështirëson aplikimin e Kosovës në KE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit nga ana e Kosovës nuk ua bën më të lehtë anëtarëve të Këshillit të Evropës që të ecin para me aplikimin e saj për anëtarësim. Zonja Cramon  ka theksuar se legjislacioni i Kosovës është në rregull, por se në zbatim është i vonuar, duke përmendur si shembull çështjen e tokës së këtij manastiri, e cila ka uzurpuar qindra hektarë tokë të shqiptarëve.  Zonja Cramon nënvizoi se me rastin e Deçanit, vendimi i Gjykatës nuk zbatohet prej vitesh, për shkak të mungesës së vullnetit politik për të ecur përpara në këtë drejtim. Kjo  ka sjellë kundërshtimin e  anëtarëve të Këshillit të Evropës. Kjo Qeveri nuk do ta bëjë, nuk ua lehtëson anëtarëve të Këshillit të Evropës që të ecin përpara me aplikimin. Ky është vetëm një rast, por që nuk duhet nënvlerësuar, sepse liria e besimit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese merren shumë seriozisht nga Këshilli i Evropës dhe mendoj se kjo është diçka që mund të korrigjohet, nëse Qeveria do të kishte vullnetin politik, ka thënë Viola von Cramon për mediet serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …