Viola von Cramon

Viola von Cramon: Në Bruksel nuk duhet të diskutohet dhe as të jetë si temë çështja e shkëmbimit të territoreve

Më 12 korrik do të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe palët do të takohen në Bruksel. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se ky është hapi i parë për rifillimin e një procesi të stërzgjatur dhe se sipas saj, ky takim duhet të shërbejë për gjetjen e një zgjidhjeje më afatgjate mes Kosovës dhe Serbisë e cila do të sillte njohjen e Kosovës dhe normalizimin e të dyja vendeve. Ajo thekson se në këtë takim assesi nuk duhet të diskutohet dhe as të jetë si temë çështja e shkëmbimit të territoreve. Për samitin e 10 korrikut të organizuar nga  Merkel dhe Macron, ajo deklaron se shpreson që të arrihet jo vetëm një, por më shumë marrëveshje. Mirëpo sipas saj nuk ka gjasa që menjëherë pas rifillimit të dialogut të ketë një përfundim të shpejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …