Visar Korenica, kërkon qasje në dokumente, për shpenzimet nga rezervat shtetërore, pasi pagesa ishte bërë, por malli nuk kishte ardhur

Visar Korenica, kërkon qasje në dokumente, për shpenzimet nga rezervat shtetërore, pasi pagesa ishte bërë, por malli nuk kishte ardhur

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka kërkuar nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë, që t’i ofrohet qasje në dokumentet publike, lidhur me shpenzimet e dedikuara për rezervat shtetërore për periudhën 2021-2023. Kërkesa e tij u bë pas raportimeve në media se kjo ministri ka paguar rezervat shtetërore, por se malli nuk ka ardhur. Korenica ka kërkuar qasje në pagesat e kryera dhe konfirmim të pranimit të sasisë së grurit, vajit dhe sheqerit. Në rast se dokumenti nuk përmban të dhëna personale të mbrojtura me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ju lusim që të njëjtat t’i mbuloni. Në çdo rast, unë zotohem se ato të dhëna do t’i ruaj dhe do t’i përdor konform ligjeve në fuqi të  Kosovës”, thuhet në kërkesën e deputetit, Visar Korenica.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …