Brickos

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Kritikat ndaj kryeministrit Kurti duhet të bëhen për shkak mungesës dhe neglizhencës ndaj qytetarëve

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti kaq gjatë jashtë shtetit është e pazakontë, në kohën kur vendi po përballet me kriza të mëdha ekonomike e sociale. Sipas tij, edhe nëse kryeministri është këtu s’ka një intensitet angazhimi të qeverisë për t’i adresuar çështjet urgjente. “Është e pazakontë që të mungojë një kohë kaq të gjatë kryeministri në Kosovë aq më tepër duke pasur parasysh në çfarë krizash po kalon vendi. Çështja tjetër është që edhe kur është kryeministri këtu nuk po e shohim një intensitet angazhimi të qeverisë për ti adresuar çështjet urgjente që po prodhohen nga kriza ekonomike sociale, mungesës së ushqimit, energjisë e kështu me radhë”, ka thënë Ymeri. Më tutje, Ymeri ka thënë se kritikat ndaj kryeministrit Kurti duhet të bëhen në dy rrafshe, atë të mungesës dhe neglizhencës të preokupimeve të qytetarëve, ka deklaruar Visar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …