Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Është e paparë dhe e pashënuar ndonjëherë që një kryeministër të qëndrojë tri javë jashtë vendit

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është e paprecedent që kryeministri Kurti tash e tri javë gjendet jashtë Kosovës. Çitaku, përmes një postim në rrjetin social ka shkruar se vizita e fundit e Kurtit në SHBA ishte studimore. E paprecedent dhe tërësisht e papërgjegjshme që kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës. Sot e paska vizituar një fabrikë të çokollatave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje. Vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti”, ka shkruar Çitaku. Sipas saj, në Kosovë inflacioni ka kaluar 11% e Bordi i AKP-së ka shpallur valën e re të privatizimit. “Në ndërkohë në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot Bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve, ndërsa kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë, ka shkruar Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …