MIT
mbpzhr grante
Airport Adem Jashari
valamobile
kek
Fillimi / Lajmet / Viti 2018 filloi me premtime të mëdha për Kosovën por përfundojë me dështime në këndvështrimin politik
Miratohet në Kuvendin e Kosovës Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës 1990/99

Viti 2018 filloi me premtime të mëdha për Kosovën por përfundojë me dështime në këndvështrimin politik

Viti 2018, nga këndvështrimi politik, filloi me premtimet për Kosovën pa viza, Kosovën me Ushtri dhe të anëtarësuar në INTERPOL. Nga këto tri qëllime kryesore, viti u përmbyll me realizimin e fillimit të transformimit të FSK-së në Ushtri. Ndërkaq liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në INTERPOL, dështuan, duke mbetur synime për të ardhmen. Po nga aspekti politik, ideja më e përfolur, por edhe më befasuese e vitit ishte ajo për ndryshimin e kufirit, si pjesë e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kurse vendimi më i përfolur i vitit, që u mor nga Qeveria e Kosovës, ishte ai për vendosjen e tarifës 100 për qind ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Pas tre vjetësh, plotë debate e mospajtime, Kuvendi i Kosovës më 21 mars, nën presionin e gazit lotsjellës të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, të nënshkruar qysh në gusht në vitit 2015. Deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës gjatë seancës së 21 marsit, kur u ratifikua Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Njeriu që dikur i printe “betejës” politike kundër demarkacionit, Ramush Haradinaj, tani ishte në postin e kryeministrit dhe ishte bindur se parregullsitë eventuale gjatë demarkimit do të mund të korrigjohen në një të ardhme dhe u pajtua me ratifikimin e Marrëveshjes, e cila besohej se do t’i hapte rrugën liberalizimit të vizave por ky proces nuk ndodhi në vitin 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës-presidenti i BE-së Rainer Wieland, depuetetët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmani

Zëvendës-presidenti i BE-së Rainer Wieland takon depuetetët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmani

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe Kryetarja e Komisionit për Punë të ...