Brickos

Vitia: Në IKSHPK kanë arritur 7 mijë teste për të detektuar sëmundjen COVID-19

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës kanë arritur 7 mijë teste për të detektuar sëmundjen COVID-19. Ai ka shtuar më tutje se përveç testeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka arritur edhe një pjesë e donacionit me material mjekësor mbrojtës kundër COVID-19. Në ditët në vijim mbërrin edhe donacioni nga UNICEF me materiale shtesë. Në Ministrinë e Shëndetësisë, është në fazën finale prokurimi për materiale mbrojtëse, pajisje dhe barna. Krahas veprimeve institucionale, individë dhe biznese brenda dhe jashtë vendit po vazhdojnë të solidarizohen me donacione të shumta si kontribut për të administruar situatën me COVID-19. Të dashur qytetarë, kjo kohë krize edhe një herë e vuri në pah solidaritetin, gatishmërinë, vetëdijen dhe kulturën e lartë qytetare. E gjithë kjo është një falënderim, mirënjohje dhe ndihmë e madhe për personelin shëndetësor. Qëndroni në shtëpi. Ndiqni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Bashkë do t’ia dalim!, ka shkruar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …