vipa
driloni com
Fillimi / Institucionet / Vitia paraprijëse e objektivave te përgjithshme për zhvillim te qëndrueshëm

Vitia paraprijëse e objektivave te përgjithshme për zhvillim te qëndrueshëm

Organizuar nga komuna e Vitisë, në kuadër të projektit “Partneritete komunale të qëndrueshmërisë”, nga Qendra e Shërbimit të Komunave në një Botë, të “Engagement Global” në emër të Ministrisë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim, është prezantuar Agjenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, e cila zëvendëson objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit. Kjo Agjendë që përfshin 17 objektiva të zhvillimit të qëndrueshëm, ka në fokus qëndrueshmërinë në lidhje me reduktimin e varfërisë dhe zhvillimin e shoqërisë dhe mbrojtjen e mjedisit. Fjalën përshëndetëse në këtë takim, e mbajti kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili e vlerësoi si një nga projektet më me vlerë që po realizohet në komunën e Vitisë. Haliti gjithashtu premtoi thellim të bashkëpunimit me komunën Kirchhain, ndërkohë që ka theksuar se Vitia është ndër komunat e para që ka një partneritet të këtij rangu me Kirchhainin. Ndërsa kryetari i komunës Kirchhain Olaf Hausmann, ka njoftuar me të arriturat e komunës që e menaxhon, kurse ka folur edhe për historikun, pasuritë dhe projektet që janë realizuar. Në këtë takim ka folur edhe Ulrika Richardson, koordinatore nga Agjencive Zhvillimore të OKB-se në Kosovë dhe Përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, kurse Shpend Qamili është fokusuar rreth Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm-Zyrtari per avokim dhe komunikime në Zyrën e koordinatorit të OKB-së në Prishtinë. Për rolin e nivelit komunal për sa i përket zbatimit të Agjendës 2030/Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm- foli Drejtori i Asociacionit të Komunave te Kosovës, Sazan Ibrahimi, ndërkaq pas prezantimit të projektit “Partneritete komunale të Qëndrueshmërisë” u zhvillua një debat I hapur nga pjesëmarrësit. Të theksojmë se në kuadër të këtij projekti, në fshatin Smirë do të mbillen afër 200 pemë dekorative për gjatë rrugës kryesore, ndërkohë që i njëjti projekt do të realizohet edhe në fshatin partner të komunës së Kirchhainit në Gjermani. Kryetarët e të dyja komunave, u dakorduan që ky bashkëpunim ndër komunal, të vazhdojë edhe pas implementimit të këtij projekti, në mënyrë që të kemi shkëmbime të përvojave në fusha të ndryshme. Po në kuader te projektit edhe Mushtishti ka partneritet me komunën gjermane Troisdorf, përderisa janë 12 partneritete të komunave gjermane me komunat e Evropës Juglindore.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria e Arsimit në Viti me një projekt të ri

Drejtoria e Arsimit në komunën e Vitisë, do te filloj bashkëpunimin edhe me një projekt ...