Vitia shënoi 5 Qershorin- Ditën Botërore të Mjedisit

Me një aktivitet të përbashkët të shumë mekanizmave që veprojnë në komunën e Vitisë, është shënuar sot 5 Qershori-Dita Botërore e Mjedisit. Përpos Institucioneve komunale, pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe përfaqësues të KFOR-it amerikan, FSK-së, Policisë së Kosovës, Organizata “Ta pastrojmë Kosovën”, Institucionet shëndetsore e shkollore, Ndërmarrjet Publike “Eco Higjiena” dhe “Hidromorava”, Këshillat e fshatrave, Organizatat dhe shoqatat joqeveritare dhe ato të grave, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal dhe qytetarë. Ky aktivitet u karakterizua me mbjelljen e luleve dhe fidaneve, në qytetine Vitisë, pastrimi i parkut të qytetit, ngjyrosja e amfiteatrit të hapur tek parku dhe shkrimi i mesazheve vetëdijësuese, si dhe pastrimi i Lumit “Morava e Binçës” dhe hapsirat rreth lumit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …