Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për lajmin e rremë që publikua tri vjet më parë në “Pianeta Italia News”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për lajmin, të cilin një faqe italiane lajmesh, Pianeta Italia News, e kishte publikuat tre vite më parë, ku ishte shkruar se 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt Shqipërisë, për tu groposur. Lajmi, siç u tha më vonë, ishte i rremë ndërkohë që sot, media italiane flet për një ish senator italian të arrestuar dhe lidhjen e tij shqiptare, që duket se qëndrojnë pas një skeme që kishte si qëllim rrëzimin e qeverisë shqiptare. Bëhet fjalë për ish senatorin italian, Sergio de Gregori, tashmë të arrestuar, që siç shkruan e përditshmja Il Fatto Quotidiano, në 2017, kishte financuar aktivitetet e një këshilltari aktual të presidentit Ilir Meta, që nga ana tjetër, i kishte ngarkuar atij detyrën të organizonte një fushatë denigruese kundër qeverisë shqiptare. Sipas dokumenteve të operacionit të quajtur ‘Pianeta Italia’, ish parlamentari italian që në 2008 u bë i njohur për kontributin në rënien e qeverisë Prodi, akuzohet për shantazh dhe riciklim parash. Për lajmin në fjalë Rama ka shkruar se: Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë Atdheun nga unë! (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Me ministrin e Mbrojtjes të Italisë biseduam për bashkëpunim ndërkombëtar dhe siguri rajonale

Ishte kënaqësi të pres sot në takim Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Italisë, z. …