Vizita e kryeministrit, Edi Rama, në Greqi, është një “vaki” më shumë në mesin e të papriturave dhe befasive të tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi emigrantët shqiptarë në Greqi, pa e paralajmëruar apo pa kërkuar leje nga qeveria greke, madje pikërisht në njëvjetorin e arrestimit të vjedhësit të votave, në zgjedhjet lokal të  Shqipërisë, Fredi Belerit, në Himarë, me ç rast, për arrestimin e tij,  kishte reaguar shumë ashpër shteti grek. Edi Rama është trim, politikan i rryer, diplomat i zoti, në rast nevoje, pragmatist  por edhe nacionalist, demokrat, por edhe autokrat. Është treguar  trim në vepër, gjatë vizitës në Beograd,  kur e tha me gojën plot, para Vuçiqit e krejt Serbisë,  se Kosova është shtet i pavarur dhe Beogradi zyrtar  duhet ta njohë atë.

U tregua trim mbi trimat kur në Selinë e OKB-së, foli dhe protestoi për shkak të krijimit të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, mbajtjes në arrest të ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi e të arrestuarve të tjerë nga kjo Gjykatë, duke i mbrojtur  ata me fakte e argumente edhe në institucionet  kryesore të Evropës.

Mbi të gjitha, Edi Rama  është politikani, që më së miri përfaqëson Shqipërinë dhe shqiptarët, botën e tyre komplekse, heterogjene,  po kurrë unike e kompakte.

Edi Rama ka merita të pakontestueshme në historinë më të re të kombit shqiptar në përgjithësi.

Ai është i çiltër, serioz dhe shumë i sinqertë kur e do nevoja, por di të jetë edhe arrogant e i papërmbajtur, sulmues dhe i çakërdisur, sidomos   kur  gjendet para gazetarëve dhe opinionistëve, përfaqësues të klaneve  mafioze,  mediatike.

Ai befasoi politikën greke me vizitën e praninë e tij në Athinë, në mesin e dhjetëra mijëra emigrantëve shqiptarë. Foli për pozitën e emigrantëve shqiptarë, po nuk përmendi asnjë fjalë për arvanitasit, shqiptarë autoktonë Greqisë, themeluesit e Shtetit grek qysh në vitin 1821. Foli për Bubulinën shqiptare, por jo për Parlamentin e parë grek ku gjuha e komunikimit ishte shqipja arvanitase.  Nuk u zgjerua në çështjen çame nga ana historike, por foli për “ligjin e luftës”  të cilin njëanshëm e kishte shpallur Monarkia greke që nga viti 1945, duke e konsideruar  absurd i llojit të vet.

Pavarësisht publicitetit që iu dhanë  kësaj vizite mediet greke e shumë të tjera, mediet shqiptare, përveç informatave, skematike nuk komentuan qëndrimin burrëror të Edi Ramës, në Greqi ndërsa opozita e kapardisur e zalisur dhe e batërdisur në Shqipëri i quajti dështim, vizitën për sikut thuhet mos-pjesëmarrje të mjaftueshme të emigrantëve shqiptarë.   Duke folur për këtë vizitë, kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka thënë se takimi i kreut të qeverisë të Shqipërisë, Edi Rama në Greqi, ka krijuar zhurmë në shtetin grek. Ai ka thënë se tashmë Shqipëria ka një peshë më të “rëndë” në rajon. Unë e pashë si një takim ku ndo doja të nënvizojë që është fakt që çdokush që ka përfaqësuar Shqipërinë jemi treguar të përulur, pa dinjitete do thosha. Madje në kushtet e servilizmit me Greqinë. Emigrantët u ndjenë të vlerësuar. Rama aty tha se ne jemi popuj miq por shtetet kanë interesa. Tha ca fakte të njohura historike, kam parasysh për çështjen çame, ligjit të luftës dhe pensioneve. Edhe konteksti do tregojë faktin se Shqipëria nuk është më ajo e mëparshme. Shqipëria ka një peshë tjetër në rajon dhe këtë duhet ta pranojmë. Rama donte të theksonte që të trajtohemi me dinjitete dhe respekt. Gjatë gjithë kohës kemi qenë të intimiduar. Historia ka treguar se jemi në kriza ciklike”, ka thënë kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. ( RKL)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …