Ish ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, vonesën e emërimit të ambasadorëve në disa shtete të botës e ka quajtur akt i papërgjegjshëm të Qeverisë. Fatkeqësisht jo vetëm në Amerikë, por ne jemi pa ambasador, në Bruksel, në Londër tani e pothuajse tre vjet, jemi pa ambasador edhe në Berlin. Në shumicën e misioneve diplomatike Ambasadat tona janë pa titullar, Është për të ardhur keq që edhe pas shumë muajsh nuk kemi misione diplomatike funksionale. Nuk arrij ta kuptoj pse, meqenëse që të tre titullarët e institucioneve bartëse të politikës së jashtme vijnë nga e njëjta listë zgjedhore. Përderisa më herët mund të ketë pasur përplasje, mospajtime brenda bartësve të institucioneve, nuk besoj që tani është ky rast”, shtoi ajo. Unë s’kam asnjë problem me shkarkimin e ambasadorëve të emëruar politikë, mirëpo këtu ka munguar hapi i dytë dhe kjo është punë krejt e papërgjegjshme, ka saktësuar zonja Vlora Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Sot në Hagë mbahet seanca kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet seanca për aktakuzën e re kundër …