Vjosa Osmani: Kjo ditë është jashtëzakonisht e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë

Kryetarja, Vjosa Osmani ka thënë se dita e sodit është jashtëzakonisht e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë. “Siç e dini Kosova është demokracia më e zhvilluar dhe duhet ta mbajmë të tillë duhet ta zhvillojmë më tej. Sot është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të japin kontribut në këtë drejtim duke marrë pjesë në momentin më të rëndësishëm në të cilin determinohet pjesa e Parlamentit pastaj edhe institucionet e tjera. Shpresoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës anë e mbanë botës, moti është i mirë dhe me diell kështu që është më lehtë për të votuar” ka thënë kryetarja Vjosa Osmani me rastin e votimit.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …