Brickos

Vjosa Osmani thotë se çfarëdo marrëveshje përfundimtare që arrihet me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit

Vjosa Osmani thotë se nëse projektligji për dialogun miratohet si është, lë hapësirë për negocimin e territoreve

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se nëse projektligji për dialogun miratohet si është, lë hapësirë për negocimin e territoreve. Ajo ka thënë se nëse Ligji për dialogun miratohet pa u ndryshuar, Hashim Thaçi do të ketë hapësira manovrimi. Osmani thotë se e ka thënë Bashkimi Evropian se ekipi negociator do të jetë ndihmës i Hashim Thaçit, pasi formati i përcaktuar është në nivel presidentësh. Deputetja e LDK-së ka thënë se PSD është subjekti opozitar që është tërhequr nga rrëzimi i Qeverisë dhe i është bashkuar koalicionit PANA. Sipas Osmanit, të jesh në anën e Qeverisë nuk nënkupton vetëm të futesh në Qeveri, por ka edhe shumë mënyra tjera që sipas saj PSD tashmë po “përfiton” nga pozicioni i saj i ri politik.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …