leoni

Osmani: Propozuam amandament në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike me të cilin synohet të ndihmohen prodhuesit vendor

Vjosa Osmani: Vetëvendosja është ajo duhet t’i bashkohet LDK-së në ndërtimin e një epoke të re të ndryshimeve të mëdha

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se Këshilli i përgjithshëm i partisë ka votuar kundër çfarëdo koalicioni me PDK-në. Ajo ka saktësuar se do të diskutojë për koalicione me partitë tjera po që kandidati për kryeministër të jetë nga LDK-ja. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së po ashtu ka autorizuar kryetarin së bashku me nënkryetarin dhe mua që të diskutojmë për koalicione parazgjedhore, natyrisht që kandidat për kryeministër të jetë nga LDK. Fokusi ynë për partnerë të ardhshëm është me Vetëvendosjen dhe do të diskutojmë në ditët në vijim. Ajo iu ka  kundërpërgjigjur edhe deklaratave të ish-deputetit të Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, i cili ka akuzuar LDK-në se ka bërë veprim tinëzar duke e nominuar Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre. Osmani ka thënë se shpreson që këto deklarata të mos jenë të lidershipit. Vetëvendosja është ajo  duhet t’i bashkohet LDK-së në ndërtimin e një epoke të re të ndryshimeve të mëdha që do të jenë ndryshime historike. Deklaratat e tilla tregojnë që një bashkëpunim të tillë nuk e paskan pasur të sinqertë por shpresoj që këto deklarata të mos jenë të lidershipit të VV-së. Ne jemi të hapur për bashkëpunim, për diskutime dhe kjo mund të ndodhë mbi baza të respektit reciprok”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …