Dritan Abazoviq

Vladimir Jokoviq pretendon se qeveria e kryesuar nga Dritan Abazoviq do të rrëzohet në seancën e 19 gushtit

Kryetari i Partisë Popullore Socialiste, në Mal të Zi, Vladimir Jokoviq deklaroi se ka informacione të besueshme se qeveria e kryesuar nga Dritan Abazoviq do të rrëzohet në seancën e 19 gushtit. Ai  u shpreh se Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Mali i Demokratik, kanë rëndë dakord për rrëzimin e qeverisë. “Informacioni im është shumë i besueshëm. DPS dhe Demokratët kanë rënë dakord për gjithçka, është në dorën e tyre. Ne e kemi përfunduar objektivin politik në qeveri dhe jemi plotësisht të lehtësuar të presim rezultatet e votimit më 19 gusht”, u shpreh Jokoviq. Mali i Zi është në një krizë të re politike pas marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe. Partia e kryetarit  Milo Gjukanoviç ka deklaruar se marrëveshja dëmton interesat kombëtare të vendit dhe për këtë arsye nuk do ta mbështesë më qeverinë Abazoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …