Vladimir Putin

Vladimir Putin urdhëroi një armëpushim për krishtlindje në Ukrainë nga mesdita e së premtes deri në mesnatën e së shtunës

Duke iu përgjigjur thirrjes së patriarkut të Moskës për festën e Krishtlindjeve, kryetari  rus Vladimir Putin ka urdhëruar një armëpushim përgjatë gjithë linjës së kontaktit në Ukrainë nga mesdita e së premtes deri në mesnatën e së shtunës, njoftoi Kremlini, transmeton Anadolu Agency (AA). Duke pasur parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill, udhëzoj Ministrin e Mbrojtjes së Federatës Ruse (Sergey Shoygu) të vendosë një regjim armëpushimi përgjatë gjithë linjës së kontaktit midis palëve në Ukrainë, thuhet në një deklaratë zyrtare. Duke u bazuar në faktin se një numër i madh njerëzish të deklaruar ortodoksë jetojnë në zonat e luftimit, ne i bëjmë thirrje palës ukrainase të shpallë një armëpushim dhe t’u japë atyre mundësinë për të marrë pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve ortodokse, si dhe në ditën e Lindjes së Krishtit”, tha  ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Hashim Thaçi ka ftuar qytetarët dhe institucionet të përmbahen nga provokimet

Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë gjerësisht fjalën përmbyllëse të Hashim Thaçi në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës dhe një nga themeluesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, ka paraqitur më 18 …