Ministria e Financave, as në muajin e gjashtë të vitit, nuk ia ka alokuar buxhetin komunës së Malishevës, për investime kapitale

Vlera e kursimeve të qytetarëve të Kosovës ka arritur në 4 miliard euro

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka deklaruar se vlera e kursimeve të qytetarëve të Kosovës ka arritur në 4 miliard euro. Duke folur për rëndësinë e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e kursimeve si për ekonomitë moderne ashtu edhe për individët, ai ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës ka bërë marrëveshje me Ministrinë e Arsimit për të pasur edukimin financiar në shkollat e Kosovës dhe kjo është shumë me rëndësi. Librat që i kemi botuar janë në katër gjuhë, po ashtu kemi edhe librat me zë.  Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka shtuar më tutje se bankat nuk kanë nevoje të marrin jashtë mjete, pasi që kanë depozita të mjaftueshme meqë vlera e mjeteve të kursyera nga qytetarët e Kosovës arrin në 4 miliard euro.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …