Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Kurti ka kohë që me paturpësi merret me Thaçin, pasi ai gjendet në paraburgim dhe s’mund t’i përgjigjet

Kryeministri Albin Kurti, në një panel në Forumin e Paqes,  në Paris, duke folur për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, ka përmendur ish-kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se Kurti ka kohë që merret me Thaçin dhe për faktin se ai gjendet në paraburgim dhe s’mund t’i përgjigjet,  andaj kjo është vepër e turpshme. “Ka kohë që Kryeministri Kurti merret me Presidentin Thaçi, si në Kuvend të Kosovës ashtu edhe në vizita të tija jashtë vendit. Kjo është një turp që vetëm sa e shpërfaq vogëlsinë e kryeministrit aktual dhe cektësinë e rezultateve te  qeverisjes së sotme. Presidenti Thaçi nuk ka mundësi t’ia kthejë sepse është në paraburgim duke mbrojtur UÇK-në”. Çitaku e kritikoi Kurtin për mos zhvillimin brenda vendit dhe për sanksionet e vendosura nga aleatët jashtë. Po ashtu, ajo përmendi rezultatet e qeverisjes Thaçi, autostradat, aeroporti, njohjet dhe vetë pavarësia jonë, shihen, preken, udhëtohet nëpër to, përjetohen, gëzohen. Rezultati i vetëm i Kurtit është një ure këmbësorësh në një fshat dhe një mori sanksionesh nga aleatët tonë. Ai është njeri i pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt, saktësoi zonja Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …