Vlora Çitaku: Kurti të tërhiqet nga marrëveshja me NATO-n, ose mos bëj lojëra pa shije për konsum të brendshëm

Vlora Çitaku: Përveç dëmeve materiale asnjë shqiptar nuk është lënduar nga uragani “Harvey” në SHBA

Qindra familje shqiptare jetojnë në zonat e prekura nga uragani “Harvey” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se institucioni që ajo udhëheq është përkujdesur që të komunikojë me shqiptarët në Houston të Texasit. Ajo ka njoftuar se përveç dëmeve materiale, shqiptarët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Me shqetësim po përcjellim pasojat e fortunës dhe vërshimeve në Huston. Në zonat e prekura dhe përreth tyre jetojnë qindra familje shqiptare. Kam komunikuar me disa prej tyre dhe jam njoftuar që përveç dëmeve materiale, të gjithë janë shëndosh dhe jashtë rrezikut. Ambasada e Kosovës dhe Konsullata në New York janë në dispozicionin tuaj. Kontakti emergjent është [email protected]. Poashtu, nga State Department jemi njoftuar se asnjë shtetas i huaj nuk ka pësuar me fatalitet”, ka shkuar ambasadorja Çitaku në një postim të sajë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …