Çitaku

Vlora Çitaku: Të jem ambasadore e Kosovës në Uashington DC është nderi i jetës sime

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çtaku, ka zgjedhur një mënyrë diplomatike t’i përgjigjet kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se “Çitaku është ambasadore e Hashim Thaçit në Uashington”. “Unë jam Ambasadore e Kosovës, dhe Ramush Haradinaj është Kryeministri im. Të jem Ambasadorja e juaj ne Washington DC është nderi i jetës sime”, ka shkruar ajo. Çitaku ka marr mbështetje të madhe nga aktivistë të shoqërisë civile, diplomatë e qytetarë, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale, duke i dhënë mbështetje të plotë asaj për punën që ka bërë në Uashington dhe për paraqitjet e saj në Nju Jork, që janë vlerësuar nga më të mirat që ka pasur Kosova për ballë Serbisë në Këshillin e Sigurimit.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …