Vuçiq

Aleksandar Vuçiq, nuk është kryetar shteti, por është një lider i krimit të organizuar, thotë Ilir Bytyçi

Vëllai i tre dëshmorëve të UÇK-së, pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku” Ilir Bytyçi, ka thënë se vëllezërit e tij:  Ylli, Agroni dhe Mehmeti janë vrarë pas përfundimit të luftës nga forcat serbe. Ai akuzon kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e konsideron jo si burrë shteti por si  një lider i krimit të organizuar. Ai ka thënë se Serbia ka përgjegjësi për vrasjen e vëllezërve të tij. “Në Kosovë nuk ka kriminelë lufte dhe kriminel të tjerë. Ata janë në Serbi dhe të gjithë janë në Parlamentin e Serbisë. Ka kriminelë lufte, ka kriminel të krimit të organizuar dhe Vuçiq është bosi i bosëve. Ai ka dhënë shumë premtime për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve të tanë dhe nuk e kam mbajt këtë premtimin. Ai është bos i krimit dhe bos i kriminelëve”, tha Iliri, për RTK. Ai po ashtu tregoi se kongresmenët amerikanë i kanë bërë të ditur Serbisë se nuk do të mund të hyjë në BE, nëse nuk e zbardhin rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …