Vlora Çitaku

Vlora Çitaku thotë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës është faqja më e ndritur e historisë sonë të re

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku, ka reaguar pas ftesave të fundit nga Gjykata Speciale, në mesin e të cilave është edhe ajo për kryetarin e Kuvendit dhe të PDK-së, Kadri Veseli. Çitaku duke iu referuar ftesës së Veselit nga Gjykata Speciale, ka thënë se UÇK-ja është faqja më e ndritur e historisë se vendit tonë. “Nevoja për liri është shkalla më e lartë e vetëdijes. UÇK është faqja më e ndritur e historisë sonë të re”, ka shkruar Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: Marrja e presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Irlanda mund të jetë një mundësi e mirë për Kosovën

Njohësi i rrethanave politike, Avni Arifi ka vlerësuar se se marrja e presidencës së Këshillit …