Vlora Çitaku uron Shtetet e Bashkuara të Amerikës më rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë

Vlora Çitaku uron Shtetet e Bashkuara të Amerikës më rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ditën e Pavarësisë. Ajo ka shkruar se Kosova i është përjetësisht mirënjohëse Amerikës për miqësinë dhe mbështetjen që i dha popullit shqiptar. “Gëzuar 4 korrikun për të gjithë miqtë tanë amerikanë! Kosova është përjetësisht mirënjohëse për miqësinë dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara që kanë qëndruar pranë nesh si gjatë ditëve tona më të errëta ashtu edhe në ato më të ndriturat. Ne jemi krenar që të dy vendet tona ndajnë një lidhje ndryshe nga çdo tjetër! Gëzuar Ditëlindjen SHBA”, ka shkruar Çitaku. Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 245-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të …