Voker: “Saga e Reçakut” është filmi më i mirë që kam parë për Masakrën, ftoj që ai të përkthehet në gjuhët e huaja

Voker: “Saga e Reçakut” është filmi më i mirë që kam parë për Masakrën, ftoj që ai të përkthehet në gjuhët e huaja

Në fjalën e tij para të pranishmëve në Akademinë përkujtimore për Masakrën e Reçakut, ambasadori William Valker, u ka bërë thirrje autoriteteve vendore e qendrore që ta përkthejnë dhe ta plasojnë filmin dokumentar, “Saga e Reçakut” i cili sipas tij, është përmbledhja më e mirë dokumentare, që ka parë ndonjëherë për Reçakun. Shpresoj ta shihni të gjithë ju që nuk e keni parë, ta shoh gjithë Evropa dhe e gjithë bota. Dhe atë dokumentar sa më parë ta përktheni në gjuhën angleze, gjermane, frënge, por edhe në gjuhën serbe, ka porositur Voker.

(Fjala e ambasadorit amerikan,  William Walker në Akademinë përkujtimore për Masakrën e Reçakut, mbajtur më 15 janar 2017 në Sallën e Kulturës në Shtime)

Ju e dini se për të krishterët, Krishtlindjet janë një ditë e shënuar, po ashtu edhe për myslimanët është festa e Bajramit. Por unë nuk jam fetar. Për mua 15 janari është data ma solemne e vitit, data të cilën ma jepni ju të gjithë, më jep kujtimi i asaj që ka ndodhur në Reçak, dhe falënderimet që më jepni Ju, kjo është e rëndësishme.

Unë e di që fjalimi duhet nisur me përshëndetje për personat që janë të ulur në rreshtin e parë. Por unë dua të nis fjalimin dhe përshëndetjen për Ju reçakas dhe shtimjanë. Tashmë jam pjesë e Juaja. Data e 15 janarit është data më e shënuar e vitit për mua. 15 janari është ndjenja më e veçantë. Data e asaj që ka ndodhur në Reçak pastaj proceset që kanë ndodhur, falënderimet që m’i bëni ju , kjo është e veçantë për mua.

Dje pasi ishim në varreza, pasi e pashë shtatoren 4 metra të gjatë,  që ishte më e bukur sesa jam unë në të vërtetë, ne erdhëm në këtë sallë dhe pamë premierën e dokumentarit, “Saga e Reçakut” që u dha këtu. Kushdo prej jush që nuk e ka parë këtë dokumentar  ju preferoj ta shikoni patjetër, sepse është një përmbledhje më e mira që kam parë ndonjëherë për Reçakun. Shpresoj ta shihni të gjithë ju që nuk e keni parë, ta shoh gjithë Evropa dhe e gjithë bota. Dhe atë dokumentar sa më parë ta përktheni në gjuhën angleze, gjermane, frënge e edhe serbe.

Siç tha z. Veseli që Serbia është munduar ta paraqes ngjarjen në mënyrën e vet, andaj po ju them se sa më shumë njerëz ta shohin dokumentarin “Saga e Reçakut”, dhe pasqyrën e ngjarjeve që përmbledh dokumentari për Reçakun do ta kenë më të qartë atë se çka ka ndodhur me të vërtetë në Reçak. Z Veseli përmendi edhe bashkësinë ndërkombëtare, atë që ka bërë në të kaluarën dhe atë që bëhet tash. Mua më ka prekur dhe me prek mos prania e tyre këtu për tërë këto vite, sepse kjo tregon se për ta ende nuk është shumë e qartë se sa është e madhe rëndësia e Reçakut. Përfaqësues të ndryshëm të BE-së, kur bisedoj me ta dhe i pyes pse nuk vizitohet Reçaku në përvjetor, përgjigja e tyre është se ne nuk kemi dëshirë ta kthejmë në kujtesë të kaluarën e dhembshme etj. Dhe të tjerë thonë se nuk është mirë  të kujtojmë dhunën që ka ndodhur në atë kohë.

Përgjigja që unë ju jap atyre është që Amerika, pra shteti prej nga vij unë, ne i festojmë festat tona i kujtojmë të kaluarën tonë, festojmë ditën e pavarësisë sonë, ditën kur SHBA është çliruar nga kolonializmi britanik. Pra ne çdo vit kujtojmë ata të cilët janë ngritur dhe kanë luftuar kundër padrejtësive dhe ata që kanë luftuar për liri. Ne kujtojmë 4 korrikun. Edhe francezet kanë datat e tyre, edhe meksikanët po ashtu e kujtojnë dhe e festojnë atë. Ne në SHBA e festojmë ngjarjen e Allamos edhe pse ka qenë një ngjarje e përcjell me dhunë dhe luftime.

Unë dëshiroj që vitin e ardhshëm kur të vij në Kosovë, shpresoj të jem gjallë deri vitin e ardhshëm, të shoh më shumë persona nga bashkësia ndërkombëtare duke ardhur ne Reçak dhe duke e njohur rëndësinë që ka. Mua nuk më ndodh shpesh të citoj fjalët e të njëjtit person tri herën të njëjtin fjalim, por siç tha z Veseli, po them se neve na mbetet që të punojmë më shumë për zhvillimin ekonomik dhe për të mirën e gjeneratave të reja.

Unë me takimet që i kam me shqiptarët sa herë që vij por edhe në diasporë, gjithmonë has në kritika të ndryshme se gjërat nuk janë duke shkuar si duhet Shpresoj se unë nuk do të keqkuptohem nga Ju , se çdo kritikë që e jap e jap si mik i juaji, si mik që i dëshiron Kosovës më të mirën. Sepse viktimat që janë flijuar për Reçak dhe populli i Kosovës nuk meriton  gjë tjetër veçse me të mirën. Tani faleminderit shumë dhe shikojeni dokumentarin, mos e lini pa i informuar të tjerët ta shikojnë që të shpërndahet e vërteta dhe të dihet ajo që ka ndodhur në Reçak dhe Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …