Volejbollistet e Pagarushës u pritën nga kryetari i komunës së Malishevës

Klubi i volejbollit për femra, të ShFMU “Vesel Pagarusha” nga Pagarusha, janë pritur sot nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina dhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi. Qëllimi i kësaj pritje, ishte suksesi i klubit të volejbollit të kësaj shkolle, që  kanë treguar gjatë këtij viti në garat shkollore.

Kryetari Begaj dhe drejtoresha Krasniqi, e kanë përgëzuar klubin e volejbollit nga Pagarusha, për sukseset që kanë treguar gjatë këtij viti, si në garat komunale, regjionale dhe nacionale, që janë mbajtur gjatë këtij viti.

“Unë ju përgëzoj për këtë sukses dhe ju falënderoj për përfaqësimin e mirë që i keni bërë Komunës së Malishevës”, tha kryetari Begaj, i cili ju premtoi mbështetje në organizimet e tilla, por kërkoi nga nxënëset, që në rend të parë të jenë nxënëse të mira në mësime.

Drejtori dhe mësuesit e kësaj shkolle, e kanë falënderuar kryetarin dhe drejtoritë komunale, për pritjen dhe për mbështetjen e dhënë gjatë zhvillimit të garave.

Përndryshe, klubi i volejbollit të ShFMU “Vesel Pagarusha”, e ka zënë vendin e parë në garat komunale, vendin e parë në garat regjionale dhe vendin e dytë në nivel vendi, ndërsa të gjitha këto aktivitete janë zhvilluar me mbështetjen e drejtorive për Arsim dhe Edukim dhe asaj për Kulturë, Rini dhe Sport.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …