Brickos

W. Petriq

Volfgang Petriç: zyrtarët në Kosovë e në Serbi duhet të çarmatosen verbalisht për ta shtendosur situatën në veri

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish-përfaqësues i Lartë për Bosnjë e Hercegovinën, Wolfgang Petriç ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mençur për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet serbe. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse në këtë rast, përpjekjet për zbatim të vendimeve nuk do të ndihmojnë në stabilizim të situatës, në të kundërtën, situata shumë shpejt mund të shndërrohet në konflikt serioz”. Trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë të përgatitura. Dhe, kjo tregon sa e rëndësishme është prezenca ushtarake ndërkombëtare në Kosovë. Mirëpo, nevojitet vazhdimi i dialogut. Kjo është e rëndësishme. Rruga e vetme që shoh unë si diplomat është që palët të bisedojnë dhe të angazhohen, dhe në Bruksel të gjejnë zgjidhje për këtë situatë të rrezikshme”. BE-ja duhet të bëjë më shumë për dialogun që e ndërmjetëson mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ky shembull tregon sesi zvarritja e procesit nuk funksionon. Tash e sa muaj nuk është bërë mjaftueshëm në procesin e dialogut. Dhe, ja ku është rezultati. Dialogu nuk duhet të ndalet. Nëse ndalet, rrëshqasim në konflikt. Ecja përpara është strategjia që mund të rezultojë e suksesshme”, ka thënë  diplomati austriak Volfgang Petriç.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …