Volodymyr

Volodimir Zelensky, Rexhep Tajip Erdogan dhe shefi i OKB-së Antonio Guterres, takohen të enjten në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan dhe shefi i OKB-së Antonio Guterres do të takohen të enjten në Ukrainë, njoftuan Kombet e Bashkuara. “Me ftesë të presidentit Volodymyr Zelensky, Sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Lviv të enjten për të marrë pjesë në një takim trepalësh me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan të Turqisë dhe udhëheqësin ukrainas”, tha të martën zëdhënësi i Guterres. Guterres më pas do të vizitojë qytetin port ukrainas të Odessa në Detin e Zi të premten përpara se të niset për në Turqi. /abcnews.al

Kontrolloni gjithashtu

Besa Ismaili-Ahmeti: Siguria e grave nuk është alibi për mbrojtjen e karriges ministrore

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili-Ahmeti, ka kritikuar ashpër ministrin Xhelal Sveçla, duke …