Zelensky

Volodymyr Zelensky ka shfaqur gatishmëri për të bërë edhe “lëshime të dhembshme” ndaj kërkesave të Rusisë

Ditët e fundit, kryetari ukrainas, Volodymyr Zelensky ka hedhur hapat e parë drejt paqes, duke deklaruar se është i hapur për të bërë disa lëshime ndaj kërkesave ruse. Kjo përfshin angazhimin e Ukrainës për neutralitet ndaj aleancave ushtarake, refuzimin e çdo arsenali bërthamor dhe pranimin e kontrollit rus mbi rajonet lindore të Ukrainës. Madje ai tregoi gatishmëri për të ndryshuar politikën gjuhësore, që e kishte vënë  gjuhën ruse në disavantazh. Njoftimet e Zelenskit dhanë shpresa për bisedime të drejtpërdrejta, në Stamboll,  për një marrëveshje të mundshme armëpushimi. Edhe pse ukrainasit gjithnjë e më shumë i konsiderojnë këto lëshime të pashmangshme, ata nuk janë të kënaqur me to. Kanë të drejtë kur thonë se nuk duhet pritur lëshime vullnetare, sepse Rusia është agresore, shkruan, Anchal Vohra për Foreign Policy. Ata janë gjithashtu të zhgënjyer për dështimin e Perëndimit për t’i kthyer në veprim dënimet e tyre morale ndaj Rusisë, me mbështetje më të madhe materiale për Ukrainën, shtoi Vohra. Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Britania e Madhe e kanë bërë të qartë se, megjithëse do të ndëshkojnë ekonomikisht Rusinë dhe, me kalimin e kohës, madje mund të ndalojnë plotësisht importin e energjisë ruse, ato do të ofrojnë vetëm pajisje mbrojtëse ushtarakisht. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Zelenskit, Perëndimi – në një përpjekje për të shmangur një konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën – nuk ka vendosur një ndalim fluturimi dhe nuk ka dërguar trupa tokësore… (Al-Xhazira)  Më gjerësisht në  Opinione…

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …