Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskij, ka bërë thirrje për rezistencë ndërsa ka kritikuar aleatët për indiferencë

Volodymyr Zelensky: Mund të bëhen kompromise nga të dyja palët po nuk mund ta tradhtoj vendin tim

Kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në  një intervistë për gazetën gjermane “Bild”,  i pyetur  nëse është i gatshëm për të bërë kompromise me rusët duke përfshirë njohjen e pavarësisë së Donbasit dhe të lejoj që Krimeja t’i bashkohet Rusisë, ka deklaruar se pyetja nuk është se çfarë mund të jap. Në çdo negociatë, qëllimi im është t’i jap fund luftës me Rusinë. Dhe unë jam gjithashtu i gatshëm të ndërmarr disa hapa”, tha fillimisht Zelensky.  “Mund të bëhen kompromise, por nuk mund ta tradhtojë vendin tim. Edhe pala tjetër gjithashtu duhet të jetë e gatshme të bëjë kompromise – prandaj quhen kompromise. Vetëm kështu mund të dalim nga kjo situatë. Nuk mund të flasim ende për detaje. Nuk kemi pasur ende kontakte të drejtpërdrejta mes presidentëve. Vetëm pas bisedimeve të drejtpërdrejta mes dy presidentëve mund t’i japim fund kësaj lufte”, ka pohuar ndër të tjerash Zelenskij. Ai gjithashtu ka thënë se nuk e dënon vendimin e Gjermanisë për mos bojkotimin e gazit dhe naftës që vjen prej Rusisë dhe se ka respekt për vendimet e sjella nga qeveria e kancelarit, Olaf Sholz.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …