Brickos

Viola von Cramon

Von Cramon: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën një dështim i Bashkimit Evropian, pasi Kosova i ka plotësuar kushtet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar  se është shumë frustruese që Franca dhe disa vende të tjera të BE-së, akoma janë skeptike dhe kanë dyshime se a duhet t’iu hiqen vizat qytetarëve të Kosovës. Zonja Cramon,  mosliberalizimin e vizave për Kosovën e cilësoi një dështim të Bashkimit Evropian, përderisa Kosova i ka plotësuar kushtet tash e pesë vite më parë. Unë personalisht jam e befasuar me këtë skepticizëm dhe thjesht nuk kam ndonjë shpjegim. Për mua demokracia është proces ku duhet të respektohen të drejtat e njeriut dhe ku respektohet rendi dhe ligji. Prandaj unë mendoj se mesazhi për të rinjtë e Ballkanit, të cilëve u kërkohet të angazhohen për reforma në vendet e tyre, është që edhe vet BE të reformohet”, ka thënë von Cramon.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …