Aleksander Vuçiq u bën thirrje serbëve të Kosovës që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës

Vuçiq: Formimi i Asociacionit të komunave serbe, siguria dhe një jetë më e mirë për serbët në Kosovë janë ndër prioritetet tona

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në seancën e sotme të Kuvendit, ku u prezantua raporti për negociatat me Kosovën nga 1 shtatori deri më 15 janar, tha se nëse bëhet fjalë që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së ose jo, për mua si president, kushtetuta është e shenjtë, kapitullimi dhe dorëzimi nuk janë opsion dhe e di se çfarë do të bëj, sepse nuk ka zgjedhje Vuçiqi apo Serbia, raporton Anadolu. “Nuk ka zgjedhje Vuçiqi apo Serbia. Serbia është më e rëndësishme. Do të jem gjithmonë në anën e Serbisë. Vuçiqi nuk është i rëndësishëm”, tha Vuçiq në fjalimin e tij para deputetëve të Parlamentit, gjatë të cilit prezantoi planin 10 pikësh lidhur me prioritetet e qeverisë serbe. Ai theksoi se “struktura kombëtare në Kosovë ka ndryshuar dhe se atje ka rreth 26 për qind serbë, se kanë ndryshuar edhe rrethanat gjeopolitike, momenti politik dhe korniza politike për të cilën po diskutohet sot plani për Kosovën”. Paqe dhe stabilitet me çdo kusht, formimi i Asociacionit të komunave serbe, siguria dhe një jetë më e mirë për serbët në Kosovë janë ndër prioritetet e autoriteteve serbe”, tha Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …