Vuçiq

Vuçiq ka deklaruar se shërbimet sekrete ndaluan korrigjimin e kufijve. Tani, Kosova do të jetë e pavarur

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova do të fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin, por jo pse se ai do ta njohë Kosovën, por për shkak se nuk kaloi zgjidhja që ai ka ofruar, mirëpo ai nuk specifikuar saktësisht se çfarë kishte ofruar dhe kujt. Ai më tej tha se ata që e kritikojnë fillimisht kanë thënë se nuk kishin dëgjuar asnjë zgjidhje dhe propozim prej tij, por sërish e sulmuan. “Ju e shihni se çfarë hipokrizie e përgjithshme. Thoni se nuk e keni dëgjuar se çfarë përmban ai propozim për Kosovën. Pajtohem, që nuk keni dëgjuar. Pse atëherë e keni sulmuar [propozimin]. Shkaku i kësaj ma keni hequr kokën në mënyrë metaforike, por nuk keni dëgjuar as çfarë është. Tash kur them se dështoi, thoni se nuk e keni dëgjuar propozimin. Pse atëherë sulmuat dhe shkatërruat çdo gjë, pa dashur as të dëgjoni”, pyeti Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …